Kryeministri i Rumanisë jep dorëheqjen

Kryeministri i Rumanisë, Emil Bok ka dhënë dorëheqjen pas protestave disa javore anti masave shtrënguese, ndërsa vendi ndodhet para zgjedhjeve të paracaktuara të zhvillohen këtë vit. Prej kohësh në të gjithë vendin janë zhvilluar protesta, ndërsa kundërshtoheshin masat e marra nga qeveria për situatën financiare. Mediat komentojnë se Bok, ka dhënë dorëheqje, me arsyetimin dhe qëllimin për qetësimin e tensioneve politike dhe shoqërore në vend”.
Menjëherë pas këtij akti, presidenti rumun Traian Basescu ka emëruar Catalin Predoiu në vend të Emil Bok. 43- vjeçari i cili është avokat me profesion, ka qenë ministër drejtësie në kabinetitn Bok. Predoiu paraprakisht ka qenë anëtar i Partisë opozitare liberale, nga e cila hoqi dorë për të ushtruar profesionin e tij dhe më pas do të emërohej në postin e ministrit në 2008.
Dorëheqja e Emil Bok, u transmetua drejtpërdrejt në television. Emil Bok, tha se zyra e tij ka marrë vendime jopopullore, por të domosdoshme për vendin. Gjithashtu ai shtoi se për shkak të masave që ka ndërmarrë qeveria e tij, Rumania ka pasur rritjen më të madhe ekonomike në Bashkimin Evropian, në vitin 2011.