E Diel, 1 Nëntor 2026

Siri kryeministri i shpeton atentatit

Kryeministri i Sirisë, Wael al-Halaqi, i ka mbijetuar një atentati me bombë në Damask, kryeqytetin e vendit.

Shpërthimi ndodhi në distriktin e Mazehut dhe kishte për qëllim makinën ku po udhëtonte al-Halaqi. Sipas BBC, njëri nga truprojat e kryeministrit sirian ka humbur jetën nga shpërthimi. Televizioni shtetëror sirian njofton se shpërthimi kamikaz ka ndodhur në një pjesë që njihet për trafik të rënduar. Mazehu është një distrikt që kontrollohet nga qeveria siriane dhe ku ndodhet një aeroport ushtarak i cili luan rol kyç në mbrojtjen e regjimit.  SiriaSiria: SHBA dhe Britania po manipulojnë provatArmë kimike në Siri SHBA: Në Siri është përdorur gaz sarin Forcat siriane dhe rebelët kanë muaj që luftojnë përreth Damaskut. Ky sulm nuk është i pari që ndodh brenda zonave të kontrolluara nga qeveria. Në fund të vitit të kaluar ndodhi një tjetër sulm kamikaz në brendësi të një ministrie dhe si pasojë u plagos rëndë vetë ministri. Siria
Siria: SHBA dhe Britania po manipulojnë provat
Armë kimike në Siri
SHBA: Në Siri është përdorur gaz sarin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›