Siri ministri propozon bisedime paqeje

Ministri i Jashtëm i Sirisë ftoi për herë të parë kryengritësit që të ulin armët dhe të bashkohen në bisedime për formimin e një qeverie të re të pajtimit kombëtar.
Walid Muallem deklaroi se çdo grupim i armatosur mund t’i bashkohet kabinetit të ri, përsa kohë kundërshtojnë një ndërhyrje të jashtme.
Në këtë deklaratë, Muallem iu adresua kryengritësve si “një front”, duke u distancuar nga zhargoni standart i Damaskut, që i konsideron rebelët si “terroristë” apo “militantë”.
Megjithatë, Muallem refuzoi të përmbushte kushtin kryesor të kërkuar nga kryengritësit, largimin e presidentit Bashar al-Assad, duke thënë se e ardhmja e presidentit nuk mund të SiriaSiri, tjetër masakër“BBC” dokumenton masakrën në Siri Masakër në Siri, 100 civilë të vdekur caktohet që tani.
”Siria ka shumë probleme të tjera dhe kryesorja është që të përfundojë kjo luftë e përgjakshme që po shkatërron atdheun. Bisedimet për të ardhmen e al-Assad, mund të zhvillohen vetëm pasi të jenë ulur armët dhe të qetësohen gjakrat”, pretendoi Muallem.
Nuk është e qartë se sa ndikim do të ketë kjo deklaratë tek grupimet e ndryshme të opozitës siriane, me disa ekspertë që parashikojnë se disa grupime mund të ndihen të joshura nga ky propozim.
Megjithatë, sipas ekspertëve, deklarata e Damaskut zyrtar ka më shumë si qëllim që të përçajë radhët e opozitës, se sa të vendosë me të vërtetë paqe në vend.