E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, nis zbatimi i planit të Kofi Ananit

Qeveria siriane ka nisur të vërë në zbatim planin e të dërguarit të OKB-së dhe Ligës Arabe për situatën në Siri, Kofi Anan, duke iu referuar në këtë propozimit të tij për paqe, për të larguar ushtrinë dhe armatimet e rënda në qytet. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili ka deklaruar në Moskë se homologu i tij sirian e ka informuar për këtë fakt. Megjithatë dhuna në Siri ka vijuar, pavarësisht afatit të dhënë nga Kombet e Bashkuara për tërheqjen e trupave ushtarake. Aktivistët kanë raportuar për të shtëna në Homs dhe në zona të tjera. Rusia ndërkaq ka rënë dakort për të dërguar vëzhgues në Siri, lajm i konfirmuar nga kryediplomati rus, Sergei Lavrov, për të monitoruar zbatimin e armëpushimit në Siri. Në kuadër të marrëveshjes së paqes, trupat siriane kanë nisur të tërhiqen nga terreni. Mediat saktësuan se dita e hënë rezultoi të ishte një nga më të përgjakshmet që nga nisja e kryengritjeve, me aktivistët që raportuan për të paktën 100 të vdekur. Ndër të tjera, ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se në vend që të fajësojnë Rusinë dhe Kinën, Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët, duhet të përpiqen të gjejnë mënyrat se si të nxisin autoritetet siriane dhe opozitën, të mos luftojnë njëra tjetrën, për t`i dhënë fund gjakderdhjes, tha Lavrov në Moskë. Ai shtoi se plani për armëpushim në Siri, duhet të ndodhë në mënyrë të njëkohshme me mbërritjen e monitoruesve të Kombeve të Bashkuara në vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›