E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anan viziton refugjatët sirianë në Turqi

I dërguari ndërkombëtar në Siri, Kofi Annan ka arritur në Turqi për të vizituar kampet e refugjatëve përgjatë kufriti të Turqisë me Sirinë, citon AFP burimet diplomatike.

I dërguari i OKB-së dhe i Ligës Arabe pritet që të vizitojë kampet, ku të shtënat nga pjesa siriane e kufirit plagosën të hënën gjashtë persona në territorin turk.

Vizita e Ananit vjen pas një ftese të ministrit të jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, bërë gjatë fundjavës, pasi që një numër i madh refugjatësh kaluan nga Siria në Turqi, si pasojë e dhunës së fundit.

Ndërkohë qeveria siriane ka nisur të vërë në zbatim planin e të dërguarit të OKB-së dhe Ligës Arabe për situatën në Siri, Kofi Anan, duke iu referuar në këtë propozimit të tij për paqe, për të larguar ushtrinë dhe armatimet e rënda në qytet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›