E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, opozita: Bomba me napalm kundër civilëve në Alepo dhe Idlib

ROMË- Aeroplanë të forcave të Bashar al Assadit filluan të sulmojnë zonat e populluara pranë Alepos, me bomba me fosfor e napalm dhe sulme ajrore me raketa ndaj popullsisë civile pranë Idlibit, duke shkaktuar qindra të vdekur e të plagosur, njoftoi një komunikatë e opozitës siriane.

"Sulmi me bomba të ndaluara ndodhi në Aroum al Kubra, në zonën e Alepos, duke vrarë të paktën 10 civilë dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, ndërkohë që në Ariha, pranë Idlibit, aeroplanët e Assadit hodhën raketa duke vrarë dhe plagosur qindra civilë. Numri i viktimave nga kjo masakër nuk bëhet ende i ditur", citon më tej komunikata.

"Koalicioni opozitar sirian thekson rëndësinë thelbësore të ndalimit të Assadit dhe të gjithë atyre që kryen krime kundër njerëzimit në Siri", citon komunikata e opozitës siriane.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›