E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, përleshje të reja në qytetin e Darës

Forcat e sigurisë qëlluan më parë në ajër dhe hodhën gaz lotsjellës për të shpërndarë një turmë protestuesish në qytetin Dara, në Siri.

Lajmin e informoi “AFP”, duke iu referuar dëshmitarëve vendas. Një ditë më parë, tre persona humbën jetën në përplasjet e regjistruara në vend.

Presidenti Bashar al-Sad drejton prej dhjetë vitesh vendin, pas tre dekadash në pushtet të babait të tij.

Protestuesit kërkojnë rritjen e standartit të jetesës dhe më shumë të drejta demokratike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›