E Diel, 1 Nëntor 2026

Siri presidenti Bashar Al Assad kunder Erdogan

Në një intervistë të dhënë për mediat turke presidenti sirian Bashar Al Assad ka akuzuar kryeministrin turk dhe dikur mikun e tij personal Erdogan, se nuk ka thënë asnjë fjalë të vërtetë që nga fillimi i krizës, para më shumë se dy vitesh në vendin e tij. Sipas Assad dhe vrasja në 21 mars e sheikut Mohamad Said al-Buti, ishte e planifikuar pasi ai njihej si një nga mbështetësit më të mëdhenj të regjimit. Ndërsa Assad e ka përshkruar rolin e sheikut si shumë të rëndësishëm për të mos lejuar zbatimin e një plani sekret për të krijuar konflikt në vend. Regjimi i Damaskut shpesh ka akuzuar Turqinë se ka armatosur, stërvitur dhe financuar rebelët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›