Deshmojne Ledjo Krasnaj dhe Fatbardh Xhakja
Ky është Ledjo Krasnaj, nipi i të pandehurit Ilir Xhakja, i njohur për prokurorine si iniciatori i sherrit mes dajës së tij dhe kryekomisarit Adem Tahiraj. Ish-shefi I komisariatit të Shijakut mbeti i vrarë me pesë plumba nga i pandehuri, që tashmë po gjykohet për krimin e kryer nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
17 vjeçari Krasnaj dëshmoi para togave të zeza, duke dhënë versionin e tij për pasojat e ngjarjes së 13 shtatorit.
“Ka qenë pasdite, kur sapo dola nga berberi një makinë policie më ndaloi. Isha me makinën e dajës, pa targa dhe me xhama të zinj. Policët ishin civile dhe më bllokuan makinën. Në atë moment erdhi daja Ilir Xhakja, që filloi të debatoje me njërin prej tyre. Dy policët e tjerë nxorën pistoletat dhe I mbushën. Unë nga frika ika me vrap nëpër fushat aty pranë, ku edhe dëgjova disa të shtëna”, I tha gjykatës Ledjo Krasnaj.
Më pas, togat e zeza dëgjuan dëshmine e vëllait të pandehurit, shtetasin Fatbardh Xhakja. Ai rrëfeu ngjarjen sipas versionit të vete Ilir Xhakjës. Sipas tij, Iliri nuk I kishte njohur policët pasi ishin civile. Pas një debati për makinën, tre civilët kishin nxjerr pistoletat, por Xhakja kishte arritur të qëllonte njërin prej tyre nga frika se do e vrisnin.
Gjykata pasi dëgjoi dy dëshmitarët, vendosi shtyrjen e seancës për me datën 10 prill në ora 9:00