Siri presidenti Bashar Al Assad rishfaqet ne publik
Një shfaqje publike e rrallë ajo e presidentit sirian Bashar Al Asad që ka dashur të festojë një ditë më parë, ditën e punëtorëve. Pamjet e takimeve të tij në popull janë transmetuar nga televizioni shtetëror. Dalja e tij e fundit në publik ka qenë në 20 mars, një ditë më parë ai vizitoi një central elektrik në Damask, ku u takua dhe me punëtorët. Nëpërmjet tyre, sipas një deklarate të qeverisë, presidenti sirian ka dashur të falenderojë të gjithë puëntorët në vend, që vazhdojnë të shkojnë në punë pavarësisht situatës së vështirë në vend. Ai ëshët shprehur dhe njëherë se janë terroristët ata që duan të destabilizojnë Sirinë. Dy shpërthime në qendër të kryeqytetit, sipas një organizate jo qeveritare, në qendër të kryeqytetit kanë shkaktuar një viktimë dhe disa të plagosur.