SHBA tre arrestime te reja per sulmin e Bostonit
Janë paraqitur para gjykatësit tre të arrestuarit për sulmin në maratonën e Bostoni. Bëhet fjalë për tre studentë, dy nga Kazakistani dhe një amerikan. Sipas policisë ata kanë ndihmuar dy vëllezërit qëpas atentatit të zhduknin sendet e tyre personale, lap topin dhe cantat e shpinës. Avokatët mbrojtës të tre studentëve kanë hedhur poshtë akuazat duke thënë se ata kanë bashkëpunuar me FBI-në dhe se janë të shokuar nga ngjarja ashtu si i gjithë komuniteti. Por akuza mbron tezën e saj dhe me një fotografi ku njëri nga të arrestuarit ka dalë së bashku me një nga atentatorët nëj vit më parë në Tajms Skuer, Nju Jork. Dy shpërthimet në maratonën e Bostonit, 15 prillin e kaluar, shkaktuan tre viktima mes të cilëve dhe një fëmijë 8 vjec. Ndërsa nëj agjent policie mbeti i vrarë gjatë aksionit për arrestimine dy vëllezërve Tsarnaev.