E Diel, 1 Nëntor 2026

Siri pritet fjalim i presidentit

Presidenti i Sirisë Bashar al Assad mban sot fjalimin e tij publik drejtuar popullit në lidhje me situatën në vend. Kjo është dalja e trete publike e Al Assad që nga fillimi i revoltës më 15 mars.

Ndërkohë ministri Britanik i Punëve të Jashtme Hague kërkoi nga presidenti sirian që të procedojë me reformat për demokratizimin e vendit ose në të kundërt të japë dorëheqjen.

Gjatë një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së këtë të hënë në Luksemburg, do t`i kërkohet udhëheqjes në Damask, që t`i jepet fund dhunës kundër opozitës si dhe një hapje të vendit për vëzhguesit e huaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›