E Diel, 1 Nëntor 2026

Siri rifillojne sulme me tanke ne Homs


Forcat ushtarake siriane kanë rifilluar sulmin mbi protestuesit në qytetin e Homsit, informuan aktivistët mëngjesin e së premtes.

Sipas raportimeve, tanket vazhdojnë të bombardojnë me predha pjesë të ndryshme të qytetit. Ditën e enjte, 26 persona u vranë në këto sulme.

Shpërthimi i dhunës vjen në javën e arritjes së një marrëveshje midis Damaskut zyrtar dhe Ligës Arabe, plan që duhet të sillte paqen në vend dhe të largonte forcat e ushtrisë nga qytetet.

Sipas dëshmitarëve pamorë, një prej lagjeve të Homsit është dëmtuar veçanërisht rëndë, me shenja të dukshme të goditjeve SiriaSiri, tanke për të shpërndarë revoltat Al Asad, pranon planin e Ligës Arabe Protestat në Siri, 37 të vrarë me predha nëpër pallatet shumëkatëshe dhe me disa banesa të shembura.

Plani i arritur të mërkurën bën lëshime të mëdha për opozitën, madje përfshinte klauzola për më shumë liri të medias dhe për lirimin e disa prej të burgosurve politikë. Megjithatë, sipas grupimeve opozitare, një veprim i tillë është vetëm një taktikë e qeverisë për të fituar kohë.

Që prej fillimit të revoltave në mars, më shumë se tre mijë persona kanë mbetur të vrarë në përleshjet me forcat e policisë, në të njëjtën kohë që me qindra konsiderohen të zhdukur.

Qeveria e presidentit Assad, njeriu që trashëgoi pushtetin nga babai i tij në vitin 2000, thotë se përleshjet janë vepër e “bandave të armatosura” dhe “terroristëve”.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

KFOR, aksion për largimin e barrikadave
Mblidhen serbët në Bërnjak
Mazhoranca miraton “plehrat”
Rrëzohet kandidatura e Sali Shehut
Korçë, gjendet trupi i pajetë i një 23-vjeçari
Top Story, programi i PS-së

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›