E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanje hapet zyrtarisht fushata zgjedhore


Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare u hap zyrtarisht në Spanjë, ndërsa zgjedhjet e konsideruara vendimtare për të ardhmen e vendit janë fiksuar pas dy javësh.

Sipas sondazheve paraprake, të ndikuar nga kriza ekonomike dhe pakënaqësia popullore, socialistët në pushtet të kryeministrit Zapatero pritet të humbasin me rreth 15%, përballë koalicionit të djathtë të Partisë Popullore,

Spanja është duke përjetuar krizën më të keqe ekonomike në dekada, ndërsa papunësia në vend, me 22% e krahut të punës, është më e larta në të gjithë Bashkimin Europian dhe sa dyfishi i mesatares së Eurozonës.

Për të rënduar edhe më shumë gjendjen, përveçse defiçiti buxhetor është galopant, ekzistojnë shenja se vendi është duke shkuar drejt recensionit ekonomik.

Siç ishte e pritshme të ndodhte, sloganet kryesore të PP-së lidhen me punësimin. Premtimi i tyre kryesor është se do të sigurojnë të punë për shumë prej 5 milion spanjollëve dhe 1,5 milion shtëpiakeve, që nuk kanë asnjë lloj të ardhure përveç asistencës së shtetit.

Qeverie socialiste e Zapateros përpiqet të mbrohet duke fajësuar situatën e keqe ndërkombëtare për dështimet e saj, por kjo nuk pritet që ta shpëtojë nga një prej humbjeve  më të thella në histori përballë rivalëve të së djathtës.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

KFOR, aksion për largimin e barrikadave
Mblidhen serbët në Bërnjak
Mazhoranca miraton “plehrat”
Rrëzohet kandidatura e Sali Shehut
Korçë, gjendet trupi i pajetë i një 23-vjeçari
Top Story, programi i PS-së

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›