E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri shperthim ne seline e partise se Presidentit Al-Assad

 Mbi 50 persona kanë humbur jetën nga shpërthimi i një autobombe që kishte vënë në shënjestër zyrat qendrore të partisë së presidentit Bashar al-Assad.

Shpërthimi ndodhi në një lagje të konsideruar të sigurtë të Damaskut, se vala e shpërthimit preku edhe ambasadën Ruse. Raportimet nuk flasin për të lënduar nga personeli diplomatik rus, megjithëse pamjet e ofruara vënë në dukje dëmtim të konsiderueshëm të godinës.

Pjesa më e madhe e viktimave të sulmit janë civilë, ndërkohë që është e paqartë autorësia e shpërthimit gjakatar. Shpërthimi plagosi mbi 230 persona dhe 17 makina u përfshinë nga flakët.

Selia e kësaj partie ndodhet në një zonë mjaft të populluar dhe e rrethuar nga lagje me refugjatë irakianë dhe banorë jomuslimanë.

Është e paqartë nëse autori është vetëvrarë në shpërthim apo ka parkuar makinën e më pas e ka hedhur në erë atë në distancë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›