Vestervelle Gjermania mbeshtet integrimin plotesoni kriteret

Në vizitën e parë në Shqipëri Ministri i jashtëm gjerman i ka shprehur mbështetjen Shqipërisë në procesin e integrimit evropian. Ai e vuri theksin tek sundimi i ligjit, pavarësia e gjyqësorit, zgjidhja e mosmarrëveshjeve mes dialogut, por edhe tek zhvillimi i zgjedhjeve sipas standardeve.
Shefi i diplomacisë gjermane u takua fillimisht me homologun shqiptar Edmod Panariti dhe pas takimit 30 minutash të dy zyrtarët zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp.
“Gjermania e mbështet prespektivën europiane të vendeve të Ballkanit, vecanërisht të Shqipërisë, për këtë duhen plotësuar disa kritere. Nuk lejojmë lëshime, por as nuk do të shtojmë vështirësi të veçanta. Ekziston konsensus në shoqërinë shqiptare për integrim dhe ky konsensus duhet të gjejë hapësirë edhe tek partitë politike. rendi europian i paqes bazohet mbi parime të qartë, demokraci sundimi i ligjit, pavarësia e gjyqësorit, por edhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve mes dialogut. E rëndësishme që zgjedhjet të jenë të suskesshme sipas standardeve”-theksoi misnitri gjerman.
Ai shtoi se edhe gjermanët kanë përjetuar disa kapituj të vështirë të historisë. “Fakti se Gjermani është shtet i fortë, bazohet se Gjermania nxjerr mësime nga e kaluara. Bashkëpunimi është më i mirë se konfrontimi”-vijoi ai, duke shtuar edhe mbështetjen ekonomike rreth 1 mld euro që ky vend i ka dhënë Shqipërisë që nga viti 1998.
Ministri gjerman ka apeluar për të zbutur tonet nacionaliste në kohërat e një fushate elektorale.
“Emocionet dhe ndjenjat nacionaliste duhen trajtuar me shumë kujdes sidomos në kohërat e një fushate elektorale. Qëllimi i përbashkët duhet të jetë që një ditë të bukur, të gjitha shtet e rajonit të jenë pjesë e BE ku të gjith qytetarët të lëvizin lirë. Për ne ndryshemt e kufijve nuk lejohen. Kufijtë në Europë, nuk hiqen, nuk ndryshohen, por thjesht humbasin rëndësinë e tyre në Europë”- deklaroi ai.
Për ministrin Panariti, Gjermania është një partner i rëndësishëm ekonomik dhe politik që mbështet Shqipërinë në proceset transformuese dhe ato të integrimit.
“Vëmendja u përqendrua në procesin integrimit të Shqipërisë, sidomos në problemet në Ballkanin Perëndimor. Falenderova ministrin për mbështetjen në procesin e integrimit. Ai konfirmoi angazhimin dhe mbështetjen për statusin kandidat. Sigurova për përkushtimin e palëkundur të autoriteteve dhe popullisht shqiptar për integrim. Gjermania partner i rëndësishëm politik dhe ekonomik i Shqipërisë. Me mbështetjen e saj ka dhënë kontribut të cmuar në transformimin e Shqipërisë në këto 20 vite demokraci”-u shpreh ministri Panariti.
Takimi Nishani-Vestervelle
Në takimin e zhvilluar me presidentin Nishani, ky i fundit nënvizoi faktin se Shqipëria ka kapacitete dhe infrastrukturën e nevojshme për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme, por sfida e vetme mbetet kultura politike e aktorëve dhe shprehu bindjen se klasa politike shqiptare do ta kalojë këtë sprovë me sukses.
Presidenti Nishani e siguroi ministrin Ëesterëelle se “Shqipëria ndonëse një vend i vogël ka luajtur dhe do të vazhdojë të luajë rolin e saj si kontribuese thelbësore e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon duke forcuar marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimin rajonal dhe duke inkurajuar shqiptarët që të mbështesin zhvillimin e demokracisë dhe prosperitetin ekonomik në vendet ku ata jetojnë. E gjitha kjo bazohet në një traditë sipas të cilës shqiptarët u kanë ofruar fqinjëve miqësi dhe paqe”.
Në përgjigje Kryediplomati gjerman pasi shprehu dakortësi me mendimet e mësipërme të Presidentit Nishani u shpreh se vjen me një mesazh shumë të qartë e të thjeshtë se “Gjermania do të jetë në anën tuaj sidomos gjatë udhëtimit tuaj europian. Për ne nuk është një çështje kombëtare apo ekonomike, por një qëndrim politik dhe strategjik që të gjithë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor duhet të jenë anëtarë të Bashkimit Europian”.
Në këtë kuadër, Ministri i Jashtëm Ëesterëelle veçoi se kriteret janë kërkesa objektive duke vlerësuar për momentin si shumë të rëndësishme përgjegjësinë e faktorëve politikë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe realizimin e kritereve të Komisionit Europian.
Kryediplomati gjerman shprehu vlerësime shumë pozitive për rolin e Shqipërisë në rajon dhe shtoi se mbetet i bindur se Shqipëria do të vazhdojë ta luajë këtë rol edhe në të ardhmen.
Presidenti Nishani dhe Ministri Ëesterëelle shprehën bindjen se Shqipëria dhe Gjermania mbeten partnerë seriozë në bashkëpunimin dypalësh, shumëpalësh dhe në procesin e integrimit europian.
Takimi Berisha-Vestervelle
Në takimin me kreun e qeverisë, zotin Sali Berisha, ministri Vesrevele përcolli përshëndetjet më të përzemërta nga Kancelarja Angela Merkel. Ministri i Punëve të jashtme të Gjermanisë e siguroi kryeministrin Berisha se Gjermania do të vijojë të jetë një partner e mik i ngushtë i Shqipërisë dhe njëkohësisht një mbështetës i fuqishëm për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Në takim u vlerësua interesi gjithnjë në rritje i firmave gjermane për të investuar në Shqipëri në shumë sektorë. Kryeministri Berisha e njohu ministrin gjerman me reformat e rëndësishme sa i përket zhvillimit ekonomik, krijimit të kushteve sa më të favorshme për biznese e investime. Duke u ndalur tek përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshëm të 23 qershorit, Kryeministri Berisha e njohu zotin Ëesterëelle me rezultatet e rëndësishme që janë arritur në fushën e reformës zgjedhore, çfarë ka bërë të mundur që sot Shqipëria të ketë një kuadër ligjor, zgjedhor, në të cilin janë reflektuar të gjitha rekomandimet e ODIHR-it dhe njëkohësisht sistemin më të saktë të numërimit të votave në planet. Kryeministri Berisha ritheksoi se Shqipëria do të vijojë, me politikën e saj të moderuar e promovuese të miqësisë, bashkëpunimit e integrimit rajonal dhe atij evropian. “Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE është dhe mbetet projekt madhor për vendet e rajonit, si e ardhmja më e mirë dhe më e sigurt e tyre.”
Takimi Rama-Vestervelle
Takimin e fundit të vizitës zyrtare në Tiranë, ministri i Jashtëm gjerman Guido Vestervele e ka zhvilluar me kreun e Partisë Socialiste Edi Rama. Burime nga selia rozë bën me dije se gjatë këtij takimi është diskutuar mbi zhvillimet më të fundit në vendin tonë, përpjekjet për integrim europian të vendit, si dhe përgatitjet për zgjedhjet e 23 qershorit