E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri shqetesim per snajperat

Vëzhguesit e Ligës Arabe të ndodhur në Siri që prej fillimit të javës shprehën shqetësimin e tyre për snajperat që janë duke goditur protestuesit nga çatitë e ndërtesave.

Dhuna në Siri nuk ka rreshtur pavarësisht faktit që monitoruesit kanë mbërritur në vend. Kjo është hera e parë që misioni i Ligës Arabe ka shprehur shqetësim zyrtarisht, pasi disa ditë më parë u tha që situata në Homs nuk ishte edhe aq serioze.

Sipas korrespondentit të BBC-së në Bejrut, ndërsa misioni i LA-së ka hyrë në ditën e pestë, shumë demonstrues kanë filluar të jenë gjithmonë e më të shqetësuar nga fakti që dhuna vazhdon të SiriaSiri, 10 të vrarë gjatë protestave Siri, sërish thirrje për protesta Siri, dyshime për kreun e ligës mos ndalet.

Ndonëse tanqet janë tërhequr nga rrugët e qyteteve, snajperat vazhdojnë të jenë të dukshëm dhe një shqetësim kontant për popullsinë civile.

Sipas aktivistëve, vetëm nga aktiviteti i tyre u vranë 35 persona ditën e premte. Megjithatë, pretendimet e aktivistëve janë të vështira të verifikohen, pasi mediat ndërkombëtare nuk janë lejuar të hyjnë në vend.

Mbi 60 monitorues të Ligës Arabe kanë hyrë në Siri dhe janë duke lëvizur nga qyteti në qytet për të konstatuar dëmet e shkaktuara nga revoltat.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›