E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te miturit ushtare te krimit

Gjithnje e me shume te miturit po perfshihen ne krime jo vetem oridinere siç eshte vjedhja, por ata po perdoren edhe nga grupet kriminale aktive ne shperndarjen e droges.

Kjo situate shqetesuese deklarohet gjate nje interviste per “Top Channel” nga shefja e sektorit te te miturve ne Prokurorine e Tiranes, prokurorja Liljana Gjomema

“Te miturit po perdoren ne ngjarje nga grupe kriminale. Jemi te shqetesuar veçanerisht per ata qe jane nen moshen 14 vjec. Ne kemi kapur te mitur qe jane proceduar per posedim droge dhe ky numer po rritet”

Por, sipas prokurores Gjomema, shqetesim ne vete mbetet edhe rritja e shkalles se implikimit te te miturve ne krimin e rruges, shumica e te cileve vjedhin per shkak te kushteve te keqia ekonomike.

Sipas saj, te miturit e perfshire ne ngjarje te tilla vijne nga familje me probleme ekonomike apo nga prinder te divorcuar si dhe nga zona perferike te kryeqytetit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›