Siri shtyhet mberritja e vezhguesve shtese

Liga Arabe vendosi të shtyjë dërgimin e vëzhguesve të tjerë në Siri, ndërsa misioni i saj është ndeshur me vështirësi të reja.
Lëvizja vjen pasi 11 prej monitoruesve të Ligës u plagosën në një sulm të ndodhur në qytetin port të Latakias, më parë gjatë javës.
Një prej 165 vëzhguesve të Ligës e ka braktisur vullnetarisht misionin, duke e cilësuar atë si një “farsë”. Ai lëshoi akuza direkte ndaj drejtuesve të grupit, të cilët sipas tij, nuk janë duke raportuar drejt krizën humanitare që po dëshmojnë.
Katari, vendi i cili po udhëheq këtë mision, SiriaSiri, vritet një gazetar francezVëzhguesi: Siria, katastrofë humanitare SHBA dhe Franca, dënojnë fjalimin e al-Assad deklaroi se një përfundim pozitiv është i vështirë për t’u realizuar. “E kam të vështirë të parashikoj një përfundim pozitiv për misionin”, deklaroi Kryeministri Sheikh Hamad bin Jassim al-Thani.
Ndërkohë, një grupim aktivistësh me qendër në Nju Jork i bëri thirrje Ligës Arabe gjatë së enjtes që të ndërpresë misionin, në shenjë proteste ndaj autoriteteve siriane. Sipas këtij grupi, prezenca e vëzhguesve në vend vetëm sa vonon marrjen e masave serioze ndaj Sirisë, duke i dhënë kështu mundësi autoriteteve që të vazhdojnë vrasjet sistematike ndaj popullsisë së pambrojtur civile.
Sipas vlerësimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, numri i personave që kanë humbur jetën në konflikt që prej nisjes së tij në mars 2011, po i afrohet 6 mijë personave. Megjithatë, një shifër e tillë është e vështirë të verifikohet, nga pamundësia e mediave ndërkombëtare për të patur akses në vend.
Sipas Damaskut zyrtar, mbi dy mijë ushtarë janë vrarë, në luftën kundër “bandave dhe militantëve islamikë”.