E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pato Do te qendroj tek Milan

Pato është shumë pranë shndërrimit në një lojtar të Paris Saint Germain, por vetë sulmuesi përgënjeshtron gjithçka. Klubi francez ka ngritur ofertën e mëparshme prej 28 milionë eurosh duke e çuar në 35 dhe marrëveshja jepet si e përfunduar nga mediat franceze.

Gazeta italiane ‘La Gazzetta dello Sport’ publikon se sulmuesit brazilian i është ofruar një kontratë 3-vjeçare me një pagë 6-7 milionë euro në sezon.

Ditën e nesërme pritet që agjenti i Pato të udhëtojë në Paris për të hedhur firmën.

Ndërkohë, PSG po tenton edhe blerjen e Kaka’, për të cilin Real Madrid kërkon menjëherë 25 milionë euro.

Por, Leonardo (drejtori sportiv i ekipit parizien) nuk ndalon këtu: ditën e mërkurë është zyrtarizuar blerja e mbrojtësit të Barcelonës Maxwell (3 milionë e gjysmë euro) dhe është i interesuar edhe për futbollistët e Interit Thiago Motta dhe Maicon.

Pato: Do të qëndroj tek Milan

Në orën 16.30 Milan ka publikuar në faqen zyrtare të internetit një komunikatë ku shkruhet:

“Milani komunikon se Alexandre Pato do të veshë ende fanellën kuqezi. Sulmuesi ka vendosur që të vazhdojë me Milanin karrierën e tij të re, të shkëlqyer dhe të suksesshme. Pato është shprehur kështu: “Milani është shtëpia ime. Nuk doja ta ndërprisja karrierën time kuqezi pas fitimit të trofeve të parë me këtë fanellë. Dua të kontribuoj në shkrimin e historisë së Milanit dhe në sukseset e ardhshme duke qenë në harmoni të plotë me ambientin. Jam i gëzuar dhe kjo gjë do më ndihmojë që të jem i karikuar për ndeshjet e ardhshme dhe të kem më shumë entuziazëm, dëshirë për fitore dhe për të bërë gola. Sot për mua është një ditë e veçantë. Falenderoj presidentin Berlusconi, shoqërinë dhe tifozët që kanë besuar gjithmonë tek mua.”
 

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›