Siri sulm ndaj bazes ushtarake

Një bazë kryesore e ushtrisë siriane u sulmua gjatë ditës së mërkurë, në atë që mund të jetë shenja e parë për fillimin e një lufte civile në shkallë të gjerë, raportuan grupimet opozitare.
Sulmi duket se është organizuar nga dezertorë të ushtrisë, të cilët i janë bashkuar kryengritësve. Pjesë të kapaciteteve kundraajrore në bazën e ndodhur në Harasta, pranë Damaskut, janë shkatërruar. Nuk dihet numri i saktë i viktimave.
Për t’iu kundërpërgjigjur masakrave të presidentit al-Assad, grupimet opozitare kanë krijuar Ushtrinë e Sirisë së Lirë, por ajo ka qenë gjerësisht e pafuqishme për t’u përballur me forcat qeveritare deri tani.
Sulmi ndodh disa ditë pasi Liga SiriaSiri, Assad nuk i ul armëtTurqia, kritika dhe sanksione ndaj SirisëSiri, opozita kërkon “Kaskat Blu” Arabe pezulloi antarësimin e Sirisë, për shkak të mosrespektimit të të drejtave të njeriut në vend. Turqia, ndonëse nuk është antar i Ligës, morri pjesë në punime dhe paralajmëroi për pasoja të rënda Sirinë, një vend fqinj.
Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara më shumë se 3 500 persona kanë vdekur që prej fillimit të protestave në muajin mars, përfshi 70 vetëm ditën e hënë. Sipas Damaskut zyrtar, në vend nuk po ndodh asnjë revoltë, por vetëm një lëvizje banditësh dhe terroristësh, e organizuar nga vendet perëndimore.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Qeveria, borxhlie e keqe
Detyrimet ndaj biznesit kanë arritur sa 0.7 % e PBB-së
Pakti politik, miratohet Kodi Rrugor tek Ligjet
Misteri i vetëvrasjes së "shenjtores" Eleonorë
Fullani në krye të Bankës së Shqipërisë
LSI: Reforma, gjithëpërfshirëse