E Shtunë, 31 Tetor 2026

F1 FIA mbyll ceshtjen Ferrari

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) ka vendosur që të mos hetojë më tej Ferrarin për çështjen e testimeve private me gomat Pirelli, por në të njëjtën kohë do të vazhdojë verifikimet për skuderinë Mercedes për të njëjtën çështje.

Ferrari ka përdorur në këto testime makinën e vitit 2011 dhe piloti që i ka realizuar ato ka qenë Pedro de la Rosa, piloti i testimeve i "Kokëkuqes". Ndryshon situata tek Mercedes. Skuderia gjermane ka përdorur makinën e këtij viti dhe pilotët që kanë zbritur në pistë në datat 15 dhe 17 maj kanë qenë titullarët: Lewis Hamilton dhe Nico Rosberg. Kjo është në kundërshtim me rregullat e FIA-s. Në këtë mënyrë, çështja e Mercedesit do të shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare të FIA-s dhe aty do të merret një vendim. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›