E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, ushtria merr nën kontroll Jdaidet Fadel

Ushtria siriane mori nën kontroll, Jdaidet Fadel, qytetin ne jug-perendim te Damaskut, pas pese dite luftimesh te ashpra. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Britaninë e Madhe raportoi për 80 viktima dhe publikoi pamjet e gjakderdhjes, duke thenë se shumë prej civilëve ishin ekzekutuar në grup.

Drejtori i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, Rami Abdel Rahman i kërkoi Komitetit Ndërkombetar te Kryqit te Kuq të dërgojë një delegacion për të hetuar ngjarjen.

Agjensia shteterore e lajmeve Sana raportoi se forcat e armatosura ekzekutuan shume terroriste, ne periferi te Damaskut- pikerisht aty ku grupet aktiviste denoncojne masakren e re te rregjimit.

Aktiviste te tjere siriane flasin për 450 te vrare; shume prej viktimave jane femije dhe gra. Keto raportime nuk gjejne konfirmim. Te shtunen, sekretari amerikan I Shtetit, Xhon Kerri deklaroi se Uashingtoni do te dyfishoje ne 123 milione dollare ndihmen per kryengritesit ne Siri, perfshire edhe pajisje ushtarake, jo-vdekjeprurese.

Ne takimin me Miqte e Sirise ai e cilesoi te tmerrshme situaten ne Siri.  Deri tani, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian nuk kane pranuar te ndihmojne kryengritesit me arme, pavaresisht shqetesimeve se ata mund te perfundojne ne duart e ekstremisteve islamike te frymezuar nga Al Kaeda. Perpara takimit te Stambollit, opozita siriane shprehu zhgenjimin me mungesen e mbeshtetjes, duke u kerkuar aleateve te veprojne me me shume vendosmeri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›