Siri, ushtria një tjetër ofensivë
Ofensiva e ushtrisë siriane është zhvendosur në provincën Idlib, në veri-perëndim të vendit. Trupat po përdorin artilerinë, mortajat dhe anti-ajrorët. Të pakten 46 persona humbën jetën në të gjithë vendin, gjashtë në Idlib, 22 në Homs dhe disa të tjerë në periferi të kryeqytetit Damask.
Qytetet e Sarminit, Maarat al Numan dhe Binish të provincës Idlib, të kontrolluar nga forcat kundërshtarë të rregjimit, u goditën të hënën nga ushtria siriane.
Sipas BBC banorët e Binishit, që javën e kaluar ishte nën kontrollin e Ushtrisë së Lirisë Siriane dhe Ushtrisë Çlirimtare u zgjuan të hënën nga goditjet e artilerisë, në shënjestër të tyre ishin zonat e banuara nga civile dhe jo pozicionet e kryengritësve.
Ndërsa shtypja e kryengritjes vazhdon në Siri, Bashkimi Europian vendosi të tjera sanksione, ku perfshihet: a) ngrirja e aseteve europiane në bankën Qëndrore; B) ndalim udhëtimi për shtatë këshilltarët e afërt të Bashar Al Asad; c) ndalimin e avionëve kargo nga Siria në BE dhe d) kufizime në tregëtinë e arit dhe metaleve të cmueshme.