E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan, vriten 18 persona gjatë një sulmi të armatosur

Të paktën 18 persona të cilët po udhëtonin me autobuz janë vrarë në Pakistan pas një sulmi nga persona të armatosur.
 

Sulmi ndodhi të fshatin malor të Harban Nalës në qarkun e Kohistanit.
 

Policia ka theksuar se në shënjestër ishin myslimanët shiitë, që janë pakicë në Pakistan, ndërsa sulmuesit dyshohet se i përkasin një sekti sunit.
 

Policia tha se sulmuesit e armatosur ishin fshehur në të dy anët e rrugës dhe kanë sulmuar autobusin ndërsa po lëvizte në atë pjesë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›