E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, vazhdojnë sulmet në Homs

Raportohet se kjo është dita e 20-të që kur ka filluar sulmi i qeverisë në Homs, ofensivë gjatë së cilës thuhet se janë vrarë qindra njerëz.

Sulmi i sotëm pason vrasjen e dy gazetarëve të huaj, Mari Kolvin, korrespondente amerikane e së përditshmes britanike “Sunday Times” dhe Remi Ohlik, fotoreporter francez.

Ministria e Jashtme siriane ka thënë të enjten se regjimi i këtij vendi nuk është përgjegjës për vdekjen e tyre, duke shtuar se të dy gazetarët kanë hyrë fshehurazi në vend dhe kanë marrë rrezikun mbi vete.

Qeveria siriane ua ka ndaluar mediave të huaja të veprojnë lirshëm në këtë shtet.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-02-23 13:41
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›