Ambasadorët tek Rama

Të shqetësuar nga një bllokim i ri i reformave në vend, ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Aleksandër Arvizu, ai i Bashkimit Evropian, Ettore Sequi, dhe ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth, shkuan pasditen e sotme në selinë e Partisë Socialiste, ku kanë zhvilluar një takim me kryetarin e kësaj partie, Edi Rama.
Gjatë një takimi me medien gjatë ditës, Rama kërkoi nga ndërkombëtarët të ndërhyjnë për të vijuar bashkëpunimin.
“Është dita për t’i kërkuar miqve e partnerëve ndërkombëtarë të mos lejojnë që Reforma Zgjedhore, për fatin e së cilës ata janë angazhuar solemnisht përpara shqiptarëve pas dy dështimesh me radhë të dy palë zgjedhjeve, duke e përcaktuar së fundmi këtë reformë si prioritetin e prioriteteve për integrimin evropian të Shqipërisë, të dështojë në funksion të agjendës së njohur të kryeministrit. Që fatkeqësisht mbetet vjedhja e zgjedhjeve të radhës. Nesër do të jetë vonë për ta ndaluar përsëritjen e historisë së shkeljes së vullnetit të popullit Sovran”, pat deklaruar Rama gjatë ditës. /Start/
2012-02-23 16:10