Siri, vijojnë aksionet kundër protestuesve

Më shumë se 750 persona janë vrarë në Siri që nga mesi i marsit kur filluan demonstratat kundër regjimit të presidentit Bashar al-Aasad, njoftoi organizata Kombëtare për të drejtat e njeriut në Siri.
Kreu i organizatës Amar Kurabi tha sot se ai ka listën me 757 emrat e personave, ditëlindjet, arsyet e vdekjes dhe vendin ku janë vrarë.
Kurabi tha se disa mijëra persona janë arrestuar në dy muajt e fundit, ndërsa 9.000 ndodhen akoma në paraburgim.
Forcat e sigurisë edhe sot kanë vazhduar operacionet kundër demonstrantëve në mbarë vendin.