Zgjedhjet e 8 majit, Arvizu inspekton zonën dy në Tiranë

Procesi i votimit, sikundër dhe ai i numërimit të votave, në të cilën varet vula përfundimtare për marrjen e një mandati për kryetar bashkie, ka bërë që jo vetëm qytetarët, deputetët dhe kreret e tyre, por dhe roli i ndërkombëtarëve të ketë vëmëndjen e duhur.
Në orët e para të mbërëmjes është vënë re prezenca e ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu me katër anëtarë, në njësinë numër 2, për të inspektuar mbarëvajtjen e kutive të votimit.
Ndër 30 kutitë të numëruara, ku kanë mbetur dhe 24 të tilla, rezultatet paraprake flasin për një fitore ndaj PS me në krye Ramën. Kandidati Basha ka marrë 8546 vota ndërsa Rama vetëm 9145 vota.