E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria Annan bisedime me Assad

I dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Annan do të takohet me presidentin sirian Bashar al Assad në Damask, për të diskutuar mbi planin 6-pikësh të paqes.

Takimi vjen pasi zoti Annan vlerësoi se deri tani plani ka dështuar në dhënien fund të dhunës në vend. Një javë më parë, një takim i fuqive të mëdha bëri thirrje për një qeveri tranzitore në Siri.

Nga ana e tij, Assad ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po përpiqen të destabilizojnë Sirinë duke u ofruar mbrojtje politike “bandave” në vendin e tij.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme siriane, Jihad Makdissi tha Siria“Rrëzimi i Assad i pashmangshëm”Siri, dezerton gjenerali Hollande: Të ndalohet urgjent konflikti në Siri për agjencinë e lajmeve “AFP” se bisedimet do të fokusohen në planin 6-pikësh i cili u ndërmjetësua nga zoti Annan më herët gjatë vitit.

Në një intervistë të publikuar të shtunën, Annan tha për gazetën franceze “Le Monde” se plani për Sirinë deri më sot ka dështuar në frenimin e gjakderdhjes.

Një ditë më herët ai i rekomandoi Këshillit të Sigurimit të OKB-së se, në vend të mbikëqyrjes së armëpushimit në Siri duhet të fokusohet tek ndërmjetësimi politik.

Korrespondenti i BBC, Jim Muir në Liban thotë se pas përpjekjeve të dështuara për të hapur rrugën për një dialog politik, theksi po vihet në arritjen sa më parë të një zgjidhjeje politike.

Por zoti Annan ka në rrugën e tij përpjekjen e vështirë për të kapërcyer rrethin vicioz të fajit dhe inkriminimit mes regjimit dhe kundërshtarëve të tij, shton korrespondenti.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›