E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prezantohet studimi për vijën bregdetare Plepa-Shkëmbi i Kavajës

Vija bregdetare Plepa-Shkëmbi i Kavajës deri në gjirin e Durrësit do të ketë tashmë një studim i cili do ta rikthejë në një zonë turistike. Prezantimi i studimit u bë prej ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Aldo Bumçi.

Sipas ministrit studimi lidhet me analizimin e problemeve të kësaj zone dhe propozimin e veprimeve të cilat do të çonin në rivitalizimin e këtij destinacioni turistik të mirënjohur në zonën e plazhit të Durrësit .
 

Në këtë studim u prezantuan 23 masa prioritare, prej të cilave 17 janë projekte infrastrukturore (projekte ndërtimore) dhe 6 projekte jondërtimore për rijetëzimin e kësaj zone.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›