E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria Kofi Annan te shtunen ne Damask

I dërguari i posaçëm i OKB-së dhe Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Annan, do të mbërrijë më 11 marsin e ardhshëm në Damask për t’u takuar me autoritetet siriane.

Lajmin e ka bërë të ditur televizion panarab Al Jazira, që citon sekretarin e përgjithshëm të Ligës Arabe, Nabil al Arabi.

Në ditët e fundit Liga Arabe dhe Kombet e Bashkuara kishin shprehur hidhërimin e tyre për faktin se autoritetet siriane vazhdonin të mos i përgjigjeshin kërkesës për të takuar Annan në Damask.

Ndërkohë, një shpërthim në lindje të vendit ka dëmtuar një naftësjellës në rajonin Dair az Zor.

SiriaSiri, Kryqi i Kuq sërisht në HomsTurqia: Homsi si Sarajeva dhe Srebrenica Ki Moon: Në Siri, krime ndaj njerëzimit Lajmin e bëjnë të ditur aktivistë të Komisionit të revolucionit sirian, që akuzojnë forcat e regjimit si organizatore të sabotimit.

Shpërthimi, që ka dëmtuar një segment të naftësjellësit, ka ndodhur në afërsi të Kurajasë, pak kilometra nga Dair az Zor, rajon i Eufratit.

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka mbajtur një komunikim me mediat ku ka raportuar edhe për situatën në Siri.

“Aleanca po e ndjek nga afër dhe me vëmendje situatën në Siri dhe e vlerësojmë si tepër të rëndë atë që po shohim”, ka deklaruar Rasmussen.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›