Takimi Obama-Netanyahu per Iranin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama dhe Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, janë duke zhvilluar një takim në Shtëpinë e Bardhë, në të cilën pritet që çështja iraniane të jetë në qendër të bisedimeve.
Takimi vjen vetëm një ditë pasi Obama deklaroi në një konference pro-izraelite në Uashington se ka patur shumë bisedime të kota me Teheranin dhe se vendi i tij e ka seriozisht kur kërcënon me luftë, nëse Irani do të shkojë përpara me programin e tij bërthamor.
Izraeli është vendi që ndihet më i kërcënuar nga fuqia në rritje ushtarake e Iranit, shtet që këmbëngul se programi i tij bërthamor është i përqendruar për qëllime civile.
IraniIran, i falet jeta “spiunit” amerikanIran, pjesëmarrje e lartë në zgjedhjeObama: Irani bërthamor, i papranueshëm SHBA ka imponuar një seri sanksionesh ekonomike ndaj Iranit, të cilat kanë goditur eksportet e naftës së vendit aziatik dhe bankën e tij qëndrore, duke sjellë një inflacion galopant në vendin me 75 milionë banorë.
Sidoqoftë, ekzistojnë raportime shqetësuese se Izraeli mund të mos presë deri në një zgjidhje diplomatike të tensioneve dhe të bëhet autor i një sulmi të njëanshëm ndaj superfuqisë tjetër rajonale, sulm që përflitet se mund të ndodhë që në pranverë.