E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkëshorti i Jahjagës dhe veshja ''e gabuar"

Mediat sllovake kanë kritikuar bashkëshortin e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, pasi ishte i pranishëm në samitin e presidentëve të Europës Qendrore dhe Juglindore pa veshje serioze.

Gazeta Topky ka nxjerrë një foto të Jahjagës me të shoqin, që mban një këmishë të thjeshtë, pa kravatë.Gazeta shkon më larg kur thotë se kjo tregon mungesë respekti për Sllovakinë, që për më tepër nuk e ka njohur shtetin e ri kosovar.

“Kjo mund të merret edhe si mos respektim ndaj shtetit sllovak si pritës i samitit pasi Bratislava zyrtare nuk e ka njohur ende Kosovën” - shkruan në artikull.

“Bashkëshorti i presidentes është pjesë e delegacionit zyrtar dhe duhet ta respektojë protokollin. Ai nuk po shkon të luajë golf. Ky është samit zyrtar dhe duhet ta dijë këtë. Edhe presidentja është dashur ta dijë”, ka thënë për ‘Topky.sk’ ekspertja për protokoll, Olga Perushkova. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›