E Diel, 1 Nëntor 2026

Siria i kërkon OKB-së të parandalojë çdo agresion

DAMASK- Qeveria siriane i kërkoi kreut të OKB-së, Ban Ki-moon që të parandalonte çdo agresion kundër Sirisë", bëri të ditur sot agjencia zyrtare e lajmeve Sana.

"Qeveria siriane i bën thirrje sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së që të marrë përgjegjësitë e tij për të parandaluar çdo agresion kundër Sirisë për një zgjidhje politike paqësore për krizën siriane", deklaronte i deleguari i Sirisë në OKB, Bachar al-Jaafari, në një letër.

"Këshilli i Sigurimit në OKB duhet të parandalojë përdorimin e forcës", theksoi ai.
(m.a/afp/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›