Zyrë për Berishën në selinë e re të PD, ish-SHQUP në rikonstruksion
TIRANE- Në selinë e re të Partisë Demokratike po punohet intensivisht për rikonstruksionin e ambienteve të brendshme dhe të jashtme të saj, që me nisjen e punimeve parlamentare më 9 shtator, gjithçka të jetë gati për të filluar punën.
Burime zyrtare nga selia blu thonë për News 24, se paralelisht me rregullimin e zyrës së kryetarit Basha, po punohet edhe për ish-zyrën e ish-kreut të demokratëve Sali Berisha, i cili po ashtu do të ketë zyrën e tij në këtë seli.
Po sipas burimeve një zyrë për ish kreun e kësaj partie, është më e pakëta që mund të bëhet, për atë, të cilin ata e cilësojnë liderin historik të Shqipërisë demokratike, që bëri të mundur anëtarësimin e vendit në NATO, lëvizjen pa viza, si dhe ndërmarrjen e shumë reformave transformuese për vendin.
Po kështu mësohet se në selinë e re të demokratëve, në ish ambientet e SHQUP do të kenë zyra dy nënkryetarët e partisë, sekretarët, zyra e shtypit, stafi administrativ, etj.
(m.a/News24/BalkanWeb)