Siria mirëpret propozimin e Rusisë për dorëzimin e armëve kimike
SIRI- Ministri i Jashtëm i Sirisë, Walid Muallem, ka mirëpritur propozimin e homologut të tij rus, Sergei Lavrov për vendosjen e armëve kimike nën kontrollin ndërkombëtar, si një përpjekje për të evituar ndërhyrjen ushtarake në Siri. Sekretari amerikan i shtetit John Kerry deklaroi sot nga Londra se sulmi ushtarak kundër Sirisë mund të parandalohet nëse presidenti Bashar al-Assad dorëzon të gjitha armët kimike tek komuniteti ndërkombëtar.
Deklarata e Kerry erdhi gjatë konferencës se shtypit që Kerry pati me homologun e tij Britanik William Hague. “Assad mund të evitojë pasojat e një sulmi të perëndimit nëse i dorëzon komunitetit ndërkombëtar të gjitha armët kimike deri javën tjetër”- deklaroi Kerry.
Sekretari Amerikan i Shtetit ka ripërsëritur se përgjegjësia për urdhërin e dhënë për përdorimin e armëve kimike bie direkt mbi presidentin Bashar al-Assad. Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, ka bërë thirrje për krijimin e disa zonave në Siri të mbikëqyrura nga Kombet e Bashkuara ku armët kimike të mblidhen dhe të shkatërrohen.
Ban Ki Moon u shpreh se këto zona mund t’ia propozojë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nëse inspektorët e OKB-së konfirmojnë se në Siri janë përdorur armë kimike. Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara erdhi pasi Rusia i bëri thirrje Sirisë të vendosë armët kimike nën kontroll ndërkombëtar. Ai e mirëpriti idenë e Rusisë dhe u shpreh se Siria duhet të bjerë dakord me këtë propozim. Ban Ki-Moon shtoi se do të veprohet në mënyrë shumë të shpejtë nga komuniteti ndërkombëtar për të siguruar se armët kimike janë shkatërruar.
(e.m/j.knezi/BalkanWbe)