Kosovë, jasmina vasiç emërohet zv/ministre e FSK-së
PRISHTINË- Me vendim të kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, në pajtim të rregullores për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mori vendim për emërimin e Jasmina Vasiç, zv/ministre e Forcës së Sigurisë në vend të ish zv/ministrit të mëparshëm Sllavisha Filipoviç.
Zv/ministrja Vasiç është banore e Graçanicës, ka të kryer fakultetin ekonomik. Ajo është e nominuar për zv/ministre nga partia Demokracia Sociale, njofton Ministria e FSK-së.
Vasiç, sot zyrtarisht filloi punën e zv/ministres në Ministrinë e FSK-së. Me këtë rast ajo u zotua se do të bëjë përpjekje maksimale në realizimin e detyrave në Ministrinë e FSK-së, përfundon njoftimi.
Jasmina Vasiç, zv/ministre e Forcës së Sigurisë, është një nga përfaqësueset e komunitetit e spektrit politik serb kosovar në institucionet e Kosovës.
(m.a/ata/BalkanWeb)