E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria pranon afatin për planin e paqes, implementimi me 10 prill

I dërguari i OKB-së dhe i Ligës Arabe Kofi Anan ka njoftuar se Damasku ka rënë dakord që 10 prilli të jetë afati i fundit për nisjen e zbatimit të planit gjashtëpikësh të paqes.

Plani bën thirrje për një armëpushim të të gjitha palëve të mbikëqyrur nga OKB, tërheqjen e ushtarëve dhe amratimit të rëndë nga qytetet, dhe për shpërndarjen e ndihmave humanitare.

Anan ka raportuar para Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Siri dhe ka kërkuar mbështetje për afatin kohor.

Uashingtoni tha se Siria duhet që menjëherë ta përmbushë planin e Ananit, por Rusia tha se është vetëm Këshilli i Sigurimri, ai që mund të caktojë afate kohore.

Presidenti sirian Bashar al-Asad tha se pajtohet me planin e Ananit, por forcat e tij vazhdojnë të sulmojnë pozicionet e opozitës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›