Gjermani, bllokohet eksporti i substancave vdekjeprurëse drejt Iranit

Zyrtarët doganierë gjermanë kanë ndaluar një dërgesë për në Iran, e cila përmbante barna anestetike, që po përdoren për të ekzekutuar njerëzit me injeksion vdekjeprurës.
Dërgesa prej 2.5 kilogramësh e sodiumit tiopental nuk është lejuar të eksportohet.
Sodiumi tiopental është komponenti i parë ndër tre të tilla që përdoren për të dënuarit me vdekje.
Kjo substancë i vë njerëzit në komë para se t`i mbysë.
Bashkimi Evropian, që kundërshton dënimin me vdekje ka kufizuar eksportin e kësaj substance.
Amnesty International raporton se është shënuar një rritje e ekzekutimeve në vitin 2011 në Iran. Raportohet se më shumë se 600 perosna janë ekzekutuar në vitin e kaluar, përfshirë afër 300 ekzekutime “sekrete”.
Opozita iranine thotë se regjimi ka shtuar numrin e ekzekutimeve për ta frikësuar dhe për ta ndalur daljen e opozitës në rrugë, siç kishte bërë në vitin 2009 dhe 2010 pas zgjedhjeve iraniane.