Siria rrezon avionin turk

Ushtria turke njoftoi se ka humbur kontaktin me një avion luftarak, i cili po fluturonte në afërsi të kufirit detar me Sirinë.
Mediat turke thonë se avioni F-4 është përplasur në Siri ose në territorin ujor të saj, ndërsa BBC citon dëshmitarë nga qyteti verior i Sirisë, Latakia të thonë se forcat ajrore të Sirisë kanë rrëzuar një avion të paidentifikuar afër qytetit Rasa al-Baseet.
Avioni u ngrit nga një bazë në Malatya dhe në bord ndodheshin dy pilotë. Gazeta turke “Hurriyet” dhe filiali turk i CNN thonë se avioni ka rënë në ujërat ndërkombëtare jashtë kufirit me Sirinë dhe të dy pilotët kanë mundur të shpëtojnë.
Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Sirisë, dikur aleate të ngushta, janë prishur që pas nisjes së trazirave kundër presidentit Bashar al-Assad në mars të vitit 2011. Turqia është ndër vendet e para që ka kërkuar largimin e presidentit sirian nga pushteti, ndërkohë që në lindje të vendit, pranë kufirit me Sirinë janë strehuar mbi 30 mijë sirianë të zhvendosur të konfliktit që tashmë është në përmasat e një lufte civile.