Siria tension mes Rusise e SHBA-se
Shtetet e Bashkuara e Amerikës dhe Rusia kanë arritur marrëveshjen për një rezolutë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara mbi Sirinë por që nuk përfshin kapitullin 7 ku flitet për përdorimin e forcës në rast se regjimi nuk respekton planin për dorëzimin e armëve kimike.
Por gjithësesi Moska zyrtare është treguar e gatshme për të diskutuar në Këshillin e Sigurisë në OKB dhe këtë kapitullqë parashikon marrjen e masave deri në përdorimin e forcës në rast se plani nuk respektohet.
Sekretari amerikan i shtetit Xhon Kerri ka deklaruar se Siria duhet të përgatisë një listë të armëve kimike brenda një jave. Ndërsa ministri i jashtëm rus Lavrov e ka përshkruar si të jashtëzakonshëm përfundimin e arritur pas dy ditësh bisedime. Ai ka thënë madje që Gjeneva 2, ku sërish mund të flitet për situatën ën Siri mund të organizohet në tetor.
Ndërkohë Kerri ka vendosur afatet kohore ku inspeltorët e OKB-së duhet të jenë në terren para muajit nëntor dhe armëti kimike duhet të shkatërrohen jo më vonë se 6 mujori i vitit të ardhshëm.
Por presidetni amerikan Barak Obama u shpreh se fjalët nuk mjaftojnë dhe se nëse nuk do të ketë rezultate konkrete atëherë ndërhyrja ushtarake do të jetë e menjëhershme.
Sipas të dhënave më të fundit nga opozita në Siri, regjimi i Asad këto ditë ka zhvendosur armët kimike në Liban dhe Irak. Sipas saj kjo marrëveshje nuk e zgjidh aspak krizën në vend.