Nje dyqan i pershtatur per shkolle
Edhe pse nuk duket si e tillë, kjo ndërtesë një katëshe, është shkolla e fshatit Drithas, qe gjendet 10 kilometra larg Korces. Aty mësojnë 40 fëmijë të ciklit fillor.
Prej dy vitesh kjo godinë, në qendër të fshatit, kryen dy funksione: Gjysma shërben si shkollë dhe gjysma tjetër përdoret si dyqan produktesh ushqimore. Zhvendosja e nxënësve për të zhvilluar mësimin në dyqanin e fshatit është një vendim i marrë nga komuna e Libonikut, pasi shkolla e vjeter eshte amortizuar teresisht.
Pronarja e ndërtesës nuk lejon të filmohet brenda saj.
E kemi të pamundur të shohim kushtet e kësaj që quhet shkollë, por fëmijët e fshatit na tregojnë si zhvillohet proçesi mësimor aty.
Të shqetësuar për kushtet e vështira ku bëjnë mësim fëmijët, prindërit e tyre kërkojnë zgjidhjen sa më parë të problemit. Disa prej tyre i kanë rregjistruar fëmijët në shkollat e fshatrave fqinj. Drejtuesit e Komunes thone se zhvillimi i procesit mesimor ne kete ambient eshte i perkohshem, pasi shkolla e re pritet te perfundoje brenda pak muajsh.