E Diel, 1 Nëntor 2026

Sislej Xhafa pjese e 147enciklopedise148 se artit bashkekohor

Veprat e artistit shqiptar nder ato qe kane karakterizuar shekullin e kaluar dhe dekaden e pare te mileniumit te ri. Nga Express me 19 nentor 2010 ne ora 1548

Sislej Xhafa eshte nder artistet me perfaqesues te artit bashkekohor shqiptar. Nder ata te suksesshmit qe pertej kufijve kane mundur te realizojne te krijojne dhe te shperfaqin individualitetin e tyre artistik e me te edhe te bien ne sy e te vleresohen prej kritikes e publikut.

Per shkak te vleresimeve te kesaj natyre ai eshte renditur dhe bere pjese e nje katalogu prej katerqind faqesh i cili pasqyron artistet qe sipas kritikeve kane influencuar artin bashkekohor boteror. E titulluar 1472000 and Beyond 150 Contemporary Tendecies148 Pertej 2000-s 150 tendenca bashkekohore ky vellim perfshin te dhena per artistet dhe veprat qe kane karakterizuar shekullin e kaluar dhe dekaden e pare te mileniumit te ri.

Vepra e botuar ne Amerike perfshin ese te shkruara nga kritike si Lea Vergine Nicolas Bourriaud Claus Honnef Angela Vettese Gabriella Belli Paco Barragan Marco Scotini etj. permes se cilave autoret pasqyrojne aspekte te shumta dhe qasje te ndryshme qe jane vene ne pah permes artit bashkekohor. Sislej Xhafa eshte perfshire ne kete vellim perkrah artisteve te njohur boterore si Sarah Lucas Maurizio Cattelan Richard Prince Jeff Koons Damien Hirst Thomas Hirschhorn Olafur Eliasson Steve McQueen etj.

Per artistin nga Kosova ky botim ka nje rendesi te vecante. Ai ka shpjeguar edhe menyren e perzgjedhjes se artisteve per te qene pjese e ketij publikimi. Ne rastin e tij Xhafa ka thene se eshte vleresuar kreativiteti i tij ne pergjithesi ndersa jane specifikuar mes te tjerave tri vepra performanca 147Clandestine Albanian Pavilion148 Pavijoni i klandestineve shqiptare permes se ciles ai i veshur si futbollist 147proteston148 ne edicionin e 47-te te Bienales se Venecias kunder mosdhenies se nje hapesire zyrtare per artistet shqiptare.

Si dhe dy veprat tjera 147Sweet invasion148 Pushtimi i embel dhe 147Lapo Cipolla148 ku permes fotografive pasqyron emigrantet shqiptare dhe mundohet te rrise ndergjegjesimin e publikut per figurat e shoqerise dhe kultures. 1472000 Beyond- Contemporary Tendecies148 nuk do te kufizohet vetem brenda shtetit amerikan. Kjo enciklopedi e artit bashkekohor eshte shperndare ne vende te botes e posacerisht neper librarite qe kane prioritet artin bashkekohor dhe ato qe jane pjese e muzeve te artit bashkekohor.

Katalogu eshte botuar nga shtepia botuese italiane 147Skira148. Sislej Xhafa u lind ne Peje ne vitin 1970. Aktualisht jeton dhe punon ne New York. Ai ka prezantuar punimet e tij ne ekspozita te shumta ne vende te ndryshme te botes si Kaliforni Itali Turqi etj. Per punen e tij artistike ai eshte shperblyer me cmime te shumta si 147Onufri148 ne Tirane 147Biella 2001148 nga fondacioni 147Pistoletto148 etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›