Hysen Pirgu skulptori qe e ben gurin te flase
Diten e diel me diell vizitova ekspoziten e skulptorit Hysen Pirgu vendosur ne katin e pare ne rrugen Myslym Shyri. Skulptori ka jetuar dhe punuar gjashtembedhjete vite ne Itali. Atje ka marre pjese ne gjashte ekspozita vetjake si edhe ne disa te perbashketa dhe eshte nderuar me disa cmime mund te permend nje cmim te vecante nga Keshilli i Qarkut te Palermos. Punime te Hysenit nje shtatore e larte e Nene Terezes eshte vendosur ne mes te sheshit Piana di Albanesi ne Palermo po ashtu edhe shtatorja e Padre Xhorxho Guxetas punuar prej tij eshte vendosur po ne kete shesh po ashtu edhe lapidari per te renet e luftes ndersa nje mozaik me peizazh nga Sicilia me madhesi dyzete metra katrore i perket nje restoranti ne Palermo. Hysen Pirgu ka nxjerre nga duart e tij edhe shume pune te tjera te cilat jane te vendosura neper kishat e Italise.
Eumlshte hera e pare qe skulptori Hysen Pirgu hap ekspozite vetjake ne Tirane pa marre parasysh vitet lsquo72-lsquo73 kur ka ekspozuar tok me te tjere. Punimet e paraqitura ne kete ekspozite jane te punuara ne mermer gur bronz dhe qeramike. Provova nje befasi te kendshme duke kundruar nje femer nudo te bardhe te mermerte prane saj nje bareshe elegante duke tundur qumeshtin ne fti nje bust i mrekullueshem i nje mulates punuar ne bronz me tej busti i arkitektit Semih Pashallari busti i mesueses Liri Kazazi shtatorja e nje luftetari spartan Shen Meria e Bolonjes me foshnjen ne krahe. Neper mure jane vendosur disa piktura te bukura sepse Hyseni nuk eshte vetem skulptor por edhe piktor. Ai eshte anetar i shoqates se artisteve Unione Catolica te Italise.