E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sitet arkeologjike, qarku Korçë potencial të jashtëzakonshëm për turizëm kulturor

Qarku i Korçës po konfirmohet gjithnjë e më shumë si një destinacion me potencial të madh për zhvillimin e turizmit kulturor, falë pasurisë së tij arkeologjike dhe trashëgimisë historike.

Gjatë këtij sezoni turistik, vizitueshmëria në sitet arkeologjike të zonës ka ardhur në rritje, me një interes në rritje nga vizitorët vendas dhe të huaj për të njohur nga afër rrënjët e qytetërimeve antike që kanë lënë gjurmë në këtë trevë.

Me interes është dhe qytetërimi paleokristin i Linit thotë arkeologu Florenc Cenolli.

“Sa i përket vendbanimit të Linit, sigurisht që është shumë i rëndësishëm nga Instituti Arkeologjik i Tiranës dhe nga Universiteti i Bernës në Vjenë. Kjo do të thotë që hartës arkeologjike të qarkut të Korçës i shtohet edhe një vendbanim prehistorik i lindjes. Potencialet arkeologjike dhe vendbanimet në Korçë ose në fushëpjellën e Korçës janë të shumta. Kemi vendbanimin shumë-shtresor të periudhës Neolitike të Maliqit, vendbanimin e Sovjanit, të Vashtimisë e të tjerë.”, tha Cenolli.

Monumentet e lashtësisë, mbetjet e qyteteve ilire dhe ndërtimet e periudhës romake dhe bizantine janë burime të vlefshme për zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm dhe edukativ.

Gazetare: Geralda Manushi

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›