Siti i përgjigjet Liverpulit dhe rimerr vendin e parë

Në javën e tridhjetë e pestë të Premier Ligës, vijon dueli në distancë mes Manchester City dhe Liverpool. Reds shkuan 1-0 në Neëcastle falë golit të Keita. Fillimi i shkëlqyer i të besuarve të Klopp u shpërblye në minutën e 19-të. Milner rikuperon, Diogo Jota asiston dhe Naby Keita shënon. Rastet nuk mungojnë në vazhdim, por rezultati mbetet i pandryshuar deri në fund dhe Liverpool u gëzohet tri pikëve.
Gjithsesi, skuadra e Guardiolës u përgjigj duke fituar 4-0 përballë Leeds me Rodri (13′), Ake (54′), Gabriel Jesus (78′) dhe Fernandinho ( 93′). Me këtë fitore, City u rikthye në +1 ndaj Liverpool-it, duke qëndruar përpara në duelin kokë më kokë prej një kohe të gjatë me skuadrën e Klopp. Nga ana tjetër, Leeds mbetet së bashku me Burnley-n me 34 pikë, +5 nga vendi i tretë nga fundi, Everton, i cili megjithatë ka dy ndeshje më pak.
Norëich zbret zyrtarisht në Champions pas një kapitullimi 2-0 me Aston Villa.