E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Norvegjia vendos saksione ndaj Rusisë, mbyll kufijtë dhe portet

Norvegjia ka vendosur sanksione të forta ndaj Rusisë. Siç raporton AlJazeera, Norvegjia do mbyllë kufijtë, portet për mallrat rusë, ndërsa ka përjashtuar nga ky vendim, anijet e peshkimit.

Lajmi është dhënë nga Ministrja e Jashtme norvegjeze, e cila sqaroi se Norvegjia do mbyllë kufijtë dhe portet për kamionët dhe anijet ruse, duke iu bashkuar kështu vargut të sanksioneve të vendosura nga BE.

“Arkipelagu Arktik Svalbard i Norvegjisë, i cili vepron sipas një traktati të viteve 1920 që lejon aksesin e zgjeruar të huaj, gjithashtu do të përjashtohet”, tha ministrja.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›