Situata e vështirë në Izrael, MEPJ numra kontakti për shtetasit shqiptarë në Tel-Aviv

TIRANË, 1 tetor/ATSH/ Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme vendosi në dispozicion të shtetasve shqiptarë në Tel-Aviv numra kontakti për të mundësuar dhënien e ndihmës në rast nevoje nisur nga situata e vështirë pas sulmeve nga Irani.
Në njoftimin për qytetarët shqiptarë në Izrael, MEPJ thotë se duke marrë parasysh situatën e vështirë të orëve të fundit, në rast nevoje emergjente, qytetarët shqiptarë të kontaktojnë në numrat:
+972 544806601
+972 549042813
Po ashtu, në dispozicion është edhe adresa e emailit e ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Izrael: embassy.telaviv@mfa.gov.al
Sugjerohet, që për lehtësi komunikimi të përdoren mesazhat në WhatsApp apo në telefonat celularë.
“Ju lutem, vini re se këta numra kontakti janë në dispozicion vetëm për qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Izrael. Stafi i ambasadës është në gatishmëri për çdo nevojë të mundshme”, thuhet në njoftim.
Milicia e Hezbollahut në Liban, e mbështetur nga Irani, nisi një sulm të dytë me raketa në zonën më të madhe të Tel-Avivit, thanë sot Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF).