Situata e zjarreve, MB: 33 vatra në gjithë vendin

Foto Ilustruese
TIRANE- Shqipëria duke se është përfshirë e tërë në zjarr. Zyrtarisht janë 33 vatra zjarri në të gjithë vendin. Qarku i Shkodrës ka numrin më të madh të vatrave të zjarrit me 9 të tilla, ndërsa në Pukë, vatra më e re e pasdites në komunën Qerret, në fshatin Luf, ka intesitet të lartë për arsye të erës së fortë dhe mund të përparojë drejt banesave te fshatit. Aty janë përqendruar forcat të shumta zjarrfikëse të Pukës si dhe nga vetë komunitetit.
Mbrëmjen e së enjtes ministria e Brendshme njoftoi lidhur me situatën e zjarreve në të gjithë vendin, ku për shuarjen janë angazhuar forcat zjarrëfikës, efektivë të Forcave të Armatosura si dhe vullnetarë nga komuniteti.
Gjendja e zjarreve në të gjithë vendin sipas MB-së.
Qarku Dibër: Ka kaluar në 8 numri vatra aktive të zjarrit. Në Kaçn, Liqeni Bruçit, Lura 1, Shupenzë, në fshatin Mazhicë, në Luçan; Zall Gjoçaj; Fushë Bulqizë në Qafën e Klenjës. Forcat të shërbimit zjarrëfikës, të shërbimit pyjor, por edhe banorët e komuniteteve respektive po punojnë pa pushim për shuarrjen e tyre.
Qarku Elbasan: Ka 1 vatër zjarri aktive, në fshatin Lubinjë, komuna Tunjë, rrethi Gramsh, ku forcat zjarrëfikëse dhe ato të shërbimit pyjor, po ndihmohen edhe nga 1 togë FA-ve për shuarrjen e tij.
Qarku Gjirokastër: 2 vatra zjarri: në fshatin Zhabokikë, komuna Luftinjë dhe vatra mbi Ujin e Ftohtë të Tepelenës. Banorët e fshatrave dhe forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarrjen e tyre.
Qarku Kukës: Ka 3 vatra aktive. Vatra në fshatin Zapod komuna Zapod tani është 70% e izoluar dhe forcat e Shërbimi Pyjor, 19 forca të PMNZSH-së dhe 30 forca nga komuniteti vijojnë nga puna për fikjen e tj.
Vatra e Qaf Komit është pjesërisht e izoluar, punojnë 25 forca të Fa-ve dhe të shërbimit pyjor.
Vatra në ekonominë Surroj, mbetet shqetësuese. Banorë të komunitetit, shërbimit Pyjor vijojnë nga puna për izolimin e tij.
Qarku Lezhë: 4 vatra aktive zjarri. Vatra në fshatin Malaj bashkia Rreshen, vatra në fshatin Selitë, komuna Selitë, vatra në Kaçinar dhe vatra e re në fshatin Gallatë, komuna Selitë në Kurbin.
Qarku Shkodër: 9 vatra aktive zjarri. Vatra në fshatin Gajtan, komuna Gur i Zi; në fshatin Vilz, komuna Postribë; në fshatin Lekaj, komuna Shalë.
Në komunën Iballë të Pukës janë 3 vatra zjarri; në fshatin Gojan-Shkozë, komuna Gjegjan, në malin e Krrabit dhe vatra më e re e pasdites po në komunën Qerret, në fshatin Luf, e cila ka intesitet të lartë për arsye të erës së fortë dhe mund të përparojë drejt banesave e fshatit. Aty janë përqendruar forcat të shumta zjarrfikëse të Pukës si dhe nga vetë komunitetit.
Qarku Tiranë: Ka 2 vatra zjarri aktive. Vatra tek Lapidari i Krrabës, ku forcat zjarrfikëse operojnë me vështirësi të madhe për arsye të terrin të vështirë dhe vatra tek rezervuari i Sharrës në Kombinat. 2 toga të FA-ve po operojnë në në secilën vatër.
Qarku Vlorë: Ka 2 vatra zjarri aktive. Vatra e zjarrit në Karaburun ku digjet kullotë dhe vatra e zjarrit në Dukat digjet pyll me shkurre e kullotë. Në Dukat 10 forca zjarrfikëse dhe 20 forca nga komuniteti janë angazhuar për fikjen e zjarrit të ndihmuar edhe nga mjeti zjarrfikës i Repartit të Pasha Limanit.
Në qarku Berat, Durrës, Fier dhe Korçë nuk ka vatra zjarri aktive.